Darmstad shkëlqen me Gjasulën!
Darmstadi i Klaus Gjasulës, arriti një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Braunshvig, me rezultatin 0-1 në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Bundesligës 2 gjerman.
Edhe në këtë duel, futbollisti shqiptar u aktivizua në rolin e qendërmbrojtësit, duke garantuar siguri maksimale në repartin difensiv. Në 3 sfidat e fundit që Gjasula është aktivizuar qendërmbrojtës, skuadra e tij ka arritur të triumfojë.
Për sa i përket ndeshjes së sotme, goli i fitores u shënua nga Vilhelmson në minutën e 86-të. Vlen të theksohet fakti se në minutën e 49-të, miqtë e Darmshtad, shpërdoruan edhe një penallti me anë të Tietz.