Zurich nuk njeh fitore në katër javët e para në kampionatin zviceran.
Kampioni i Zvicrës zhgënjeu në konak të vetin, duke pësuar humbje me rezultat 0:3 nga Sioni.
Një humbje e rëndë dhe që e thellon edhe më shumë krizën e kësaj skuadre sa i përket rezultateve.
Fidan Aliti, Donis Avdijaj, Bledian Krasniqi e Mirlind Kryeziu, u paraqitën titullarë dhe Lindrit Kamberi (në vend të Kryeziut) nga minuta e 73 për Zurich-un.
Itaitinga (57' e 64') dhe Stojlkoviq (68') shënuan për Sionin.
Ekipi i Sionit renditet në vend të katërt me 7 pikë dhe Zurich në fund (i dhjeti) me 0 pikë.
Zurich lere që nuk ka shënuar fitore por as nuk ka realizuar gola për 4 ndeshje, për 360 minuta, me goldallim negativ 0:9.