Callum Hudson-Odoi mund të përfundojë si lojtar i Borussia Dortmundit këtë verë.
Sipas asaj që raporton Sky Sports, përfaqësuesit e Callum Hudson-Odoi janë në bisedime me Borussia Dortmund për një huazim të mundshëm të tij këtë verë në këtë skuadër.
Anglezi 21 vjeçar, i cili ka edhe dy vite kontratë me Blutë e Londrës, i është dhënë leje nga klubi për të bërë një lëvizje të mundshme drejt Stamford Bridge.
Përpos Dortmundit, edhe Juventus dhe dy skuadra të Premier Ligës janë të interesuara për shërbimet e lojtarit.