Në qendrën stërvitore të Juventus në Continassa është duke u zhvilluar ndeshje miqësore mes “Zonjës së Vjetër” dhe Atletico Madrid.
Kjo përballje është zhbllokuar që në minutat e para, me Alvaro Morata-n që u ka dhuruar dopietë spanjollëve, por njëkohësisht ka ndëshkuar ish-skuadrën e tij.
Sulmuesi ka shënuar golin e parë në minutën e 10′, ndërsa më pas ka dyfishuar rezultatit në minutën e 43′, duke e çuar në 0-2.
Morata ishte sezonin e shkuar pjesë e Juventus në formë huazimi dhe luajti rol kryesor për skuadrën e trajnerit Allegri, megjithatë italianët nuk ishin të gatshëm të paguanin shifrën e kërkuar nga Atletico Madrid për të blerë kartonin e 29-vjeçarit.
Pas rikthimit në Madrid, trajneri Diego Simeone vendosi që ta mbajë sulmuesin në skuadër dhe duket se ky vendim po i jep frytet.