Skuadra e Arbër Zenelit e ka filluar me humbje sezonin e ri Ligue 1, gjersa sulmuesi kosovar luajti në këtë ndeshje vetëm 45 minutat e parë. Faes (13 autogol), Tavares (45+2) dhe Luis Suarez (75, 90+3) shënuan për Marseille kurse golin e vetëm për Reims e shënoi i huazuari nga Arsenali, Folarin Balagun (84)
Stade de Reims e Arbër Zenelit e ka filluar jo mirë aventurën e tyre në Ligue 1 ku ka humbur me rezultat 4-1.
Arbër Zeneli është paraqitur në këtë ndeshje vetëm 45 minuta, duke mos luajtur fare në pjesën e dytë.
Zeneli pati disa krosime në pjesën e dytë dhe arsyet se pse u zëvendësua ai në pjesën e dytë nga trajneri i Reims Oscar Garcia Junyent ende nuk janë të njohur.
Zeneli u ndërrua me Kamory Doumbia.
Ndryshe Marseille kaloi në epërsi qysh në minutën e 13-të me anë të Faes që shënoi autogol. Rezultatin në fund të pjesës së parë, konkretisht në minutën shtesë të kësaj pjese shënon i huazuari nga Arsenali, Nuno Tavares për rezultat 2-0 në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë do të shënoheshin edhe tre gola.
Transferi i ri i Marseille, Luis Suarez shënoi një gol të bukur në minutën 75-të për t’ia shtuar edhe një vetes në llogarinë e tij në minutën e tretë shtesë të ndeshjes.
Krejt çka bëri Reims ishte një gol i sulmuesit të talentuar të Arsenalit, që është i huazuar në Reims, Balogun që shënoi goli në minutën e 84-të të ndeshjes. Edhe Balogun ka debutuar me gol në Ligue 1.
Reims pas një jave pritet të luajë kundër skuadrës së Clermont Foot të Elbasan Rashanit.