PSG me ofertë të re për Skriniarin

Futboll

PSG me ofertë të re për Skriniarin

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 16:08
Milan Skriniar.

Paris Saint-Germaini nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Milan Skriniar.

Klubi francez thuhet se e ka përmirësuar ofertën për qendërmbrojtësin e Interit.

Për këtë siguron e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Kampioni francez fillimisht i kishte ofruar 60 milionë euro për futbollistin sllovak.

Mirëpo, kjo ofertë ishte refuzuar nga “Nerazzurri” pasi ishte konsideruar si e pamjaftueshme.

E tash, PSG-ja duket se është e gatshme për ta plotësuar kërkesën e Zikaltërve dhe do t’ua bëjë shumë shpejt atyre ofertën prej 70 milionë eurosh për qendërmbrojtësin.

Skriniar po ashtu është i gatshëm ta provojë një eksperiencë të re dhe ai mund të përfundojë në “Parkun e Princave” në ditët ose në javët në vazhdim.

Interesim për futbollistin kanë shfaqur edhe klubet nga Premierliga dhe nga La Liga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat