Fenerbahçe dhe Umraniyespor kanë luajtur baras në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2022/23 në Superligën e Turqisë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Ulker Stadyumu” përfundoi me rezultatin 3:3.
Dy futbollistët shqiptarë, Ermir Lenjani dhe Mërgim Berisha, lanë gjurmë në këtë përballje.
Lenjani ishte asistues te goli i parë i Umraniyesporit i shënuar nga Tomislav Glumac (29’).
Kurse, Berisha e shënoi në minutat shtesë (90+2’) golin e tretë për Fenerbahçen, që ishte edhe goli i barazimit dhe rezultatin përfundimtar.
Enner Valencia (19’, 45+2’) shënoi dy golat tjerë për vendasit, kurse Valentin Gheorghe (67’) dhe Antonio Mrsic (73’) për mysafirët.
Fenerbahçe në javën e ardhshme luan në udhëtim te Kasimpasa, kurse Umraniyespor e pret Antalyasporin