Manchester City është në pritje të ofertës së Barcelonës, për ta shitur kartonin e Bernardo Silva.
Ylli portugez, Bernardo mund t’i bashkohet skuadrës katalane. Kjo është edhe dëshira e tij, sipas shumë mediave.
Së fundmi thuhet se edhe Manchester City është pajtuar për largimin e lojtarit, nëse arrin oferta e duhur.
‘Citizens’ presin një ofertë 80 milionëshe për kartonin e Bernardo Silva.
Nëse Barcelona ka gati një ofertë të tillë, ata do ta kenë kartonin e portugezit.
Shumë për lëvizjen e Bernardo varet edhe nga situata e Frenkie de Jong.