Real Madridi është klubi më i suksesshëm në histori të futbollit.
“Los Blancos” i kanë fituar 97 trofe deri tash, përfshirë këtu ata vendorë dhe ndërkombëtarë.
Dhe, kampioni aktual spanjoll dhe evropian është në kërkim të trofeut të 98-të në Helsinki, ku do të përballet me Eintracht Frankfurtin nesër mbrëma në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Evropës.
“Mbretërit” e Spanjës kështu po shkojnë drejt trofeut të 100-të dhe jubilar, të cilin synojnë ta arrijnë deri në fund të këtij sezoni, shkruan mediumi spanjoll “AS”.