Shkëndija e Tetovës jep gjithmonë “shkëndija” në Europë. Dhe këtë gjë e kanë vërtetuar dhe këtë sezon. Kuqezinjtë janë një hap larg “play off”-it në Conference League dhe i kanë të gjitha gjasat për t’u kualifikuar më tej.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj suedezëve të AIK, tetovarët i presin këtë të enjte në Shkup me motivimin maksimal dhe besimin e plotë për të kaluar turin.
Klisman Cake tregon se gjendja fizike e djemve është e mirë dhe gati për duelin vendimtar.
Cake thekson se motivimi që trajneri i jep çdo ndeshje është i madh, edhe pse duele të tilla marrin gjithmonë rëndësi maksimale.