Sulmuesi i talentuar zyrtarizohet te klubi gjerman!
Sulmuesi i talentuar nga Sllovenia, Benxhamin Sheshko, është transferuar te RB Lajpcig dhe do të bëhet pjesë e gjermanëve vitin e ardhshëm, pasi do të luajë si i huazuar gjatë këtij sezoni te Salcburgu.
19-vjeçari, i cili u quajt si “Halandi i ri” nga mediat, ishte në radarët e klubeve të mëdha nga Premier Liga, si Liverpul, Çelsi dhe Mançester Junajtid, por duket se të gjitha e humbën garën për shërbimet e tij.
Sheshko ka firmosur me Lajpcigun deri në vitin 2028, ndërsa klubi gjerman në orët në vijim pritet të njoftojë dhe transferimin e Timo Vernerit nga Çelsi.