Marco Materazzi, ish-mbrojtës i Inter-it dhe kampion bote me Italinë në vitin 2006, ka folur për objektivat e zikaltërve në merkato për mbrojtjen.
“Akanji-n nuk e njoh, por kam besim te puna që bën klubi. Ka marrë Lautaro-n, që kishte luajtur vetëm në Argjentinë dhe e ka fituar atë bast. Tani është një nga sulmuesi më të fortë në botë
“Më pas mendoj për Asllanin, 20 vjeç, që vetëm ata që kanë nuhatje për këtë punë dhe kanë me të vërtetë besim shkojnë dhe e marrin.
“Rruga që ka ndërmarrë klubi është ajo e duhura, më pas nuk e di nëse do të vijnë rezultatet. Megjithatë, ka shumë arsye për të pasur besim.
“Nuk ka shumë për të thënë për Acerbi-n: është gjithmonë i përqendruar, punon shumë dhe flet shumë pak. Dhe Inzaghi e njeh shumë mirë, ky është një faktor i rëndësishëm”.