Lorenzo Insigne është ndalur të flasë për eksperiencën e tij në Amerikë. Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë nga transferimi i tij nga Napoli te Toronto, italiani tregon se është surprizuar nga kampionati amerikan (MLS).
Ai ka pranuar se është i befasuar nga cilësia e futbollit në MLS dhe asgjë nuk është e njëjtë me mënyrën se si mediet e trajtojnë.
“Unë jam befasuar këtu sepse ka kushte perfekte për zhvillimin e këtij sporti.
Ka ambiente shumë të mira, fusha të reja dhe stadiume shumë të bukura. Këtu luhet një futboll i shpejtë, shumë kërkues në nivel fizik.
Është një ligë e mirë dhe shpresoj që të rritet gjithnjë e më shumë për t’iu afruar prestigjit të ligave evropiane. Ndihem shumë mirë në Toronto dhe po filloj të mësoj edhe gjuhën.”- tha fillimisht Insigne
Sulmuesi më pas u ndal edhe te Napoli, duke treguar se ka nostalgji për qytetin dhe skuadrën, ndërsa ka edhe një koment mbi merkaton e klubit napolitan e gjithashtu një parashikim për sezonin e ri në Itali.