Leipzigi nuk njeh kufi në merkaton verore. Pasi siguroi rikthimin në shtëpi të Timo Wernerit, tani klubi Gjerman ka prezantuar një tjetër blerje të madhe. Bëhet fjalë për Benjamin Seskon, i cilësuar si “Halandi i Ri”.
Leipzigu ka nënshkruar një kontratë me sllovenin, e cila do ta mbajë të lidhur me gjermanët deri në vitin 2028.
Megjithatë, 19-vjeçari do të qëndrojë te Salzburgu për një vit në formën e huazimit.
Një transferim fantastik ky nga gjermanët, pasi në të ardhmen mund të përfitojnë shuma të mëdha financiare.
Klubet e mëdha anglezë ishin më të interesuara për të nënshkruar me 19-vjeçarin, pasi lojtari para nisjes së sezonit shkëlqeu me paraqitjen e tij përballë Liverpoolit.
Klubi më i interesuar ishte Man. United, por “Djajtë e Kuq” nuk përfituan. Leipzigu siguroi transferimin e Seskos, duke surprizuar jo pak në merkaton verore.