Giovanni Galeone ka paralajmëruar Juventus-in në prag të sezonit 2022/23. Ish-trajnerit, mësuesi i trajnerit aktual të bardhezinjve, ka folur për La Gazzetta dello Sport në lidhje me cilësinë e skuadrës së Allegri-t.
“Juventus-it i duhen të paktën 4 blerje të tjera, përndryshe do të duhet një mrekulli që të luftojnë në vendet e larta, veçanërisht pas dëmtimit të Pogba”, ka thënë Galeone.
“E keni parë mesfushën bardhezi kundër Koke, Saul dhe të tjerët e Atletico Madrid? Një sfidë e pabarabartë”, fjalët e ashpra të ish-trajnerit.
Në lidhje me skuadrat favorite për të fituar titullin në Itali: “Unë shikoj Milan-in: ka lojë dhe ide të qarta”, ka vazhduar Galeone.
“Inter ka marrë Lukaku-n dhe Asllanin, që mua më pëlqen shumë, por mund të ketë probleme nëse humb Skriniar. Megjithatë, Juventusi nuk do ta fitojë kurrë kampionatin me lojtarët që ka”.