Ish futbollistio i Prishtinës, Otto John, i bashkohet Dukagjinit të Klinës.
Është prej përforcimeve më të mira që ka bërë deri me tash Dukagjini i trajnerit Armend Dallku.
Klinasit kanë aspirata më shumë se mesi i tabelës.
“Futbollisti nigerian vjen nga radhët e Prishtinës, ndërkohë që dikur ishte edhe pjesë e klubeve si Trepça ‘89 dhe Skënderbeu nga Korça.
Sulmuesi John, ka luajtur edhe në garat ndërkombëtare me këto tri klube, ku në dhjetë ndeshje ka realizuar tri herë. Sezonin e kaluar John ka realizuar pesë gola dhe tani është̈ përsëri nën urdhrat e kryetrajnerit z. Armend Dallkut”, njofton FC Dukagjini.