Marc Cucurella nuk u arrit, edhe pse Pep Guardiola e kërkoi me ngulm. Gjithsesi te Manchester City nuk kanë qëndruar duarkryq dhe e kanë gjetur zgjidhjen për krahun e majtë të mbrojtjes.
Fabrizio Romano raporton se “Qytetarët” po mbyllin marrëveshjen me Anderlecht për spanjollin e spikatur, Sergio Gomes.
Verën e shkuar 21-vjeçari zbarkoi edhe në Shqipëri dhe pati për detyrë të ndalonte sulmuesin e djathtë të Laçit, Dejan Zarubica, ndërsa tani është drejt kampionëve të Anglisë.
Eksperti i merkatos raporton se marrëveshja do të mbyllet për diçka më shumë se 10 milionë euro. City fillimisht kishte menduar ta huazonte te Girona, por do ta mbajë në ekip.