Partizani zgjedh trajnerin e ri, mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Partizani zgjedh trajnerin e ri, mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 13:03
Partizani zgjedh trajnerin e ri, mungon vetëm zyrtarizimi

Partizani ka zgjedhur trajnerin e ri, me italianin Xhovani Kolela që do të marrë drejtimin e skuadrës së kuqe.

“Panorama Sport” mëson nga burimet në klubin e kuq se ish-tekniku i Apolonisë ka marrë vendin e lënë bosh nga Mehmeti.

Gazeta gjithashtu paralajmëroi se ai ishte dhe pretendenti kryesor për ta marrë këtë post ndërmjet tre emrave të tjerë.

Çdo gjë ka mbaruar me palët që kanë rënë dakord me njëri-tjetrin dhe tashmë pritet vetëm konfirmimi nga ana e klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat