Pescara ka afruar një tjetër futbollist shqiptar pas mesfushorit Erdis Kraja, i cili kaloi te “Delfinët” në huazim për një vit nga Atalanta.
Klubi që garon në Serie C dhe kërkon rikthimin në divizionin e dytë të futbollit italian, ka siguruar edhe shërbimet e Aristidi Kolajt.
23-vjeçari, i cili numëron 8 ndeshje me Shqipërinë U21, është shkëmbyer Luca Lombardin me klubin e Alessandrias. Kolaj regjistroi një gol në 22 ndeshje në Serie B me Alessandrian sezonin e fundit.
Tani do të nisë një aventurë të re te Pescara, klub me të cilin ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në vitin 2026.
Pjesë e Pescarës është edhe Ledian Memushaj. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare u tërhoq nga futbolli më 1 korrik, teksa më pas mori drejtimin e ekipit të të rinjve të Pescarës, ekip me të cilin mbajti edhe shiritin e kapitenit kur luante si futbollist.