Klubi i Juventusit ka rinovuar kontratën me një nga të rinjtë më të talentuar në dispozicion të Max Allegrit. Bardhezinjtë kanë zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit me Nicolo Fagiolin.
Mesfushori ka firmosur deri në vitin 2026 me klubin italian, pjesë e të cilëve është prej vitit 2015. 21-vjeçari, i cili numëron 4 ndeshje me Italinë U21, vlerësohet shumë nga trajneri Allegri.
Fagioli e kaloi sezonin e fundit në Serie B te Cremonese, duke ia dalë të japë kontributin e tij (33 ndeshje, 3 gola dhe 7 asiste) në rikthimin e ekipit në elitën e futbollit italian pas 26 vitesh.
Tani është gati të nisë një sezon si protagonist me ekipin e zemrës, teksa shpreson të përfitojë sa më shumë minuta me 36 herë kampionët e Italisë.