Real Madridi është fitues i Superkupës së Evropës në futboll.
Madrilenët treguan lojën më të mirë, patën më shumë raste dhe si rrjedhojë e kësaj shënuan fitore me plotë meritë.
Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Eintracht-it, finale që u zhvillua në stadiumi “Helsinki Olympic” të Finlandës.
Futbollisti David Alaba shënon nga afërsia për rezultatin 1:0.
Në minutën e 60-të Casemiro nga distanca godet tërthorësen e skuadrës gjermane.
Në minutën e 65-të, Karim Benzema shënon dhe vulos fitoren e madhe.
Reali e fillon me trofe edicionin e ri.
Një sukses i madh për trajnerin Carlo Ancelotti.