Cyriel Dessers transferohet te Cremonese.
Sulmuesi nigerian, i cili sezonin e kaluar u shpall golashënuesi më i mirë i Conference Leagues me Feyenoordin, ka zgjedhur klubin italian për të vijuar karrierën.
Ka qenë vetë klubi nga Cremona që ka njoftuar akordin me Dessers, i cili bëhet nigeriani i dytë që i bashkohet skuadrës këtë verë, pas Okerekes që u ble nga Club Brugge pak ditë më parë.
Dessers ishte sezonin e kaluar pjesë e Feyenoordit në huazim, por pavarësisht golave të shënuar, skuadra nga Roterdami nuk ushtroi të drejtën e blerjes, duke e rikthyer te Genk, prej ku e mori edhe Cremonese.