Pas dështimit për të transferuar Marko Arnautovic, Manchester United raportohet se tashmë është në kërkim të një sulmuesi cilësor.
Sipas mediave britanike, sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Morata është objektiv i ‘Djajve të Kuq’.
‘Sky Sports’ shkruan se United dëshiron të sjell në ‘Old Trafford’ sulmuesin spanjoll.
Morata sezonin e fundit luajti tek Juventusi në formë huazimi, dhe tani duket se reprezentuesi spanjoll, do të transferohet në Angli.
Krerët e Unitedit thuhet se janë duke përgatitur ofertën për sulmuesin Morata.