FC Vushtrria ka arritur një marrëveshje mjaft të rëndësishme në fund të afatit kalimtar.
Vushtrriasit kanë huazuar futbollistin e Dritës, Esosa Irogue Priestley.
Priestley është një mesfushor kualitativ, por për shkak të konkurrencës së madhe te Drita, nuk ka arritur të fitojë minutazh.
Megjithatë, ai pritet të jetë një prurje e rëndësishme te FC Vushtrria, në luftë për rikthim në elitën e futbollit kosovar.
"FC Vushtrria huazon lojtarin e FC Drita, Esosa Irogue Priestley
Priestley, 26 vjeçar që luan në pozitën e mesfushorit është pjesë e rëndësishme e projektit të klubit dhe është vlerësuar nga klubi ynë", njofton FC Vushtrria.