Ballkani i Therandës nuk konsiderohet favorit në përballjen në udhëtim, kundër skuadrës nga Ishujt Faroe KI Klaksvik, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Conference League në futboll.
Kampioni i Kosovës, e ka fituar ballafaqimin e parë me rezultat minimal 3:2, ndërsa sonte synon të kthehet i pamposhtur dhe të kualifikohet në play-off.
Kryetrajneri Ilir Daja, ka rastin e madh që të futet në histori me Ballkanin, të bëhet skuadra e parë nga Kosova që prek Play-off-in e Conference League. Ndeshja luhet sonte në orën 20.00.
Bastet
Bastet ndërkombëtare befasojnë, favorizojnë KI Klaksvik-un.
Kompania e basteve “10Bet” e ka 2.10 për fitoren e KI Klaksvik-ut, 3.15 për barazim dhe 3.10 për triumfin e Ballkanit.
Pothuajse ngjashëm e ka “bet365”, 2.20 për triumfin e vendasve, 3.60 për barazim dhe 3.10 për fitoren e kampionit të Kosovës.
Pak më ndryshe “bwin”, e ka koeficientin 2.10 për fitoren e KI Klaksvik-ut, 3.30 për barazim dhe 3.30 për ngadhënjimin e Ballkanit.