Iker Bravo raportohet se karrierën do ta vazhdojë te gjiganti spanjoll, Real Madrid.
‘Marca’ të enjten shkruan se ‘Los Blancos’ në parim ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusen për transferimin e Iker Bravo.
Talenti gjermani fillimisht do të kalojë në tek rinjtë e Reali që drejtohen nga Raul.
17 vjeçari siç raportohet, ka të ardhme të ndritshme, madje, ai është në shënjestër të top-klubeve evropiane, por duket se Bravo tashmë ka vendosur që të vesh fanellën e madrilenëve.
Bravo do të kalojë në Madrid në formë huazimi me opsionin e blerjes prej 7 milionë euro.