Abdyl Bellopoja, ka qenë prej futbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova në vitet e 80-ta.
Një ndeshje që edhe sot mbahet mend është mes Prishtinës dhe Zhelezniçarit të Sarajevës, në kuadër të javës së 7-të të Ligës së Parë ish jugosllave.
Ndeshja u zhvillua në Prishtinë me 20 shtator të vitit 1987, para 16 mijë shikuesve.
Kur Gjukiq shënon me kokë
Prishtina bëri lojën më të mirë në ballafaqimet direkte me Zhelezniçarin, duke e mposhtur me rezultat 3:0.
Java e 7-të, 20 shtator, 1987
Prishtina – Zhelezniçari 3:0
Shikues: 16.000.
Stadiumi i Prishtinës.
Gjyqtarë: Millovan Nikoliq (Lubjana), Atif Lipovac (Zagrebi), Risto Bundalevski (Shkupi).
Shënues: Bellopoja (25'), Gjukiq (54'), Batroviq (70' - nga penalltia).
Kartona të verdhë: Sadriu - MIhajlloviq.
Prishtina: Zoran Lemajiq 7, Sahit Kelmendi 8 (Fahredin Duraku),Isa Sadriu 7, Gani Llapashtica 7, Sllavenko Kuzeleviq 7, Muhamed Kolenoviq 7, Zoran Batroviq 6, Mensur Nexhipi 7, Vlladisllav Gjukiq 7, Abdyl Bellopoja 8 dhe Kujtim Shala 7.
Mungojnë formacionet e Zhelezniçarit në sportin e “Rilindjes”.
E veçanta ka qenë goli i Abdyl Bellopojës nga distanca, me një goditje të papritur dhe topi bie në tokë e në ajër duke e lënë të shtangur portierin e Zhelezniçarit, Sllobodan Janjush. Ky portier me përvojë, në atëkohë ka qenë në moshën 35-vjeçare.
Bellopoja shënoi në minutën e 25-të, Vlladisllav Gjukiq realizon me kokë për 2:0 (54’) dhe Zoran Batroviq nga penalltia për 3:0 (70’).
Pas kësaj fitore, Prishtina si vendas e mundi me 1:0 Radniçkin e Nishit, pastaj me 2:1 në udhëtim Dinamo e Zagrebit, si vendas luajti 0:0 me Partizanin e Beogradit etj.
Pas javës së 7-të Prishtina renditej në vend të 14-të me 6 pikë dhe Zhelezniçari i teti me 7 sosh.