Talenti i Flamengos, Joao Gomes në një intervistë për “ESPN”, ka folur për të ardhmen e tij.
Gomes, i cili tashmë është një nga lojtarët kryesor tek Flamengo, thotë se një ditë dëshiron të luajë tek gjiganti anglez, Liverpool.
Ai thotë se Liga e Kampionëve është ëndrra e tij më e madhe.
“Liverpooli është ekip për të cilin do të doja të luaja”, tha ai.
“Ëndrra ime më e madh dhe e familjes sime është të luajë në Champions League”, theksoi talenti brazilian. .