Skuadra nga Hogoshti, Kika, përforcohet me dy futbollistë për edicionin e ri të Ligës së Parë të Kosovës.
Begzim Bucolli dhe Endi Sopi, janë përforcimet e Kikës, që e bëjnë edhe më të fortë për edicionin e ri.
“Begzim Bucolli dhe Endi Sopi i bashkohen KF Kikës.
KF Kika njofton se ka arritur marrëveshje me Begzim Bucollin dhe Endi Sopin të cilët i bashkohen klubit nga Juniorët e SC Gjilanit
Drejtori sportiv Mustafë Vranja dhe sekretari i klubit Lirigzon Myrtaj kanë prezantuar Bucollin dhe Sopin.
Begzim Bucolli luan në pozitën e qendërmbrojtësit, kurse Endi Sopi luan si mesfushorë.
KF Kika i dëshiron mirëseardhje dhe suksese në sezonin e ri 2022/2023!”, njofton KF Kika.