E mërkura mund të ketë qenë dita vendimtare për rinovimin e Fikajo Tomorit me Milanin.
Negociatat ishin në një fazë të avancuar, megjithatë dje menaxherët e tij erdhën enkas nga Anglia për të tentuar mbylljen e një akordi të vlefshëm deri në vitin 2027. Gjithçka ka shkuar mirë dhe rezultati ka qenë pozitiv, me lojtarin që tashmë i mbetet vetëm të nënshkruajë.
Dëshira për të vazhduar së bashku, megjithatë, ka qenë gjithmonë e dukshme. Tomori dëshiron të qëndrojë në Milano, Milani dëshiron ta mbajë edhe për shumë kohë.
Pra, parimi i marrëveshjes ka ekzistuar gjithmonë. Në kushtet aktuale mbetet vetëm për të hedhur të zezën mbi të bardhë.
Negociatat për rinovimin e Tomorit me Milanin nisën majin e kaluar, me optimizmin që u rrit me kalimin e javëve. Deri sot, kur palët janë më afër se kurrë: takimi i djeshëm ishte vendimtar. Tomori, kontrata aktuale e të cilit skadon në qershor 2025, duhet të rinovojë kështu edhe për dy vite të tjera, deri në vitin 2027, teksa do të paguhet 3.5 milionë euro në sezon.