Leandro Paredes ka arritur marrëveshje personale me Juventusin.
“Zonja e Vjetër” ishte e interesuar për ta transferuar argjentinasin dhe tani është shumë pranë realizimit.
Ka mbetur vetëm edhe marrëveshja mes dy klubeve, Paris Saint-Germainit dhe Juventusit.
Negociatat po vazhdojnë, teksa Juventusi kërkon të shesë njërin nga dy mesfushorët, Rabiot apo Arthur.
Paredes është pjesë e klubit parisien që nga viti 2019, ndërsa paraprakisht ka luajtur për Zenitin, Empolin, Roman, Chievon dhe Boca Juniorsin.