Sonte në orën 20:00 në arenën “Todor Proeski” në Shkup, Shkendija e Tetovës, e pret AIK-un e Stokholmit, në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë kualifikuese për Conference League.
Shkëndija ka barazuar me rezultat 1:1 në Stokholm ndaj skuadrës suedeze, AIK.
“Ne jemi gati.
Presim edhe mbështetje nga tribuna që të eliminojmë një kundërshtar të fortë si AIK-u.
Ne besojmë në cilësinë dhe forcën tonë, prandaj ftojmë tifozët të vijnë në stadium dhe sonte së bashku të sigurojmë një vend në play-off për në Conference League", - është mendimi unanim i futbollistëve më të mirë në radhët e Shkëndisë, kapitenit Ferhan Hasani dhe mbrojtësit Egzon Bejtullai.