Liverpool ka vendosur të rinovojë kontratën me lojtarin Harvey Elliot!
Sulmuesi 19 vjeçar do të qëndrojë në Anfield, të paktën edhe për 5 sezone të tjera.Ka qenë trajneri i The Reds, Jurgen Klopp që ka dhënë dakordësinë për lojtarin.
Në sezonin 2021/2022, Elliot ka luajtur vetëm 6 ndeshje me Liverpoolin.
Anglezi pas rinovimit ka thënë: “Është gjithmonë mirë të dish se do të jesh këtu edhe për shumë vite të tjera. Ky është klubi im i fëmijërisë dhe nuk ka asgjë në këtë botë që më bën më të lumtur dhe më të emocionuar se kjo”.