“National Arena Toshe Proeski” pret sot në orën 20:00 ndeshjen mes Shkëndijës dhe AIK Stockholm. Sfida e vlefshme për raundin e tretë të Conference League do të transmetohet ekskluzivisht në “Super Sport 2”.
Vlen të theksohet se ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve që u luajt në Suedi u mbyll me barazimin 1-1, ndaj përballja e mbrëmjes së sotme është vendimtare për të vendosur skuadrën që kualifikohet për në raundin tjetër.
Shkëndija-AIK Stockholm (1-0)
Conference League
22’- Gooool! Pas një ndërhyrjeje të gabuar në zonë Shala fiton penallti, ekzekutimin e së cilës e merr përsipër dhe e realizon Hasani.