Ballkani i Therandës, futet në histori, skuadra e parë nga Kosova, që arrin në play-off të Conference League në futboll.
Kampioni i Kosovës triumfon me penallti me rezultat 4:3 dhe e ka eliminuar Klaksvik-un vendas.
Ndeshja e në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 2:1 për skuadrën nga Ishujt Faroe, pasi që ndeshjen e parë e humbën me 3:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, sfidë që shkoi në vazhdime dy herë 15 minuta ku nuk pati ndryshim rezultati dhe penalltitë e përcaktuan fituesin.
Ballkani i kryetrajnerit Ilir Daja kurrë më afër fazës së grupeve, edhe dy ndeshje e ndajnë nga kjo rrugë.
Në minutën e 46-të, Mikkelsen shënon nga rreth 13-14 metra pas një harkimit përtokë nga ana e Frederiksberg nga rivënia e këndit.
Futbollisti Ermal Krasniqi në minutën e 83-të ka shënuar nga rreth 17-18 metra në këndin e djathtë të poshtëm, 1:1.
Kur të gjithë menduan se Ballkani siguroi biletën për më tej, pësuan një gol në mënyrë naive!
Da Silva në minutën e 89-të shfrytëzoi një huti të therandasve, shënoi për 2:1 dhe dërgon takimin në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Duhet theksuar se në pjesën e dytë, vendasit qëlluan edhe traversën e Ballkanit.
Penalltitë, për Klaksvik shënuan Bjartalid, Poulsen, Andreasen; dështuan Holvad, Danielsen dhe për Ballkanin realizuan Thaçi, Dellova, Gripshi e Emërllahu; dështoi Zyba.
Holvad e Danielsen dështuan nga penalltitë, gjuajtjet e të cilëve i priti trimi i ndeshjes, portieri Damir Ljuljanoviq.
Ballkani tani do të ndeshet me Shkupin, ku luftohet për një vend në fazën e grupeve.