Shkëndija eliminohet me penallti me rezultat 3:2 nga AIK i Stokholmit, në ndeshjen e kthimit që u luajt në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Në minutën e 22-të, Ferhan Hasani shënoi nga penalltia për rezultatin 1:0.
Mirëpo, mysafirët u treguan të zgjuar në pjesën e dytë duke barazuar në minutën e 56-të, falë futbollistit Ayari.
Ndeshja e parë kishte përfunduar baras (1:1) dhe për këtë edhe sfida shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta, ku as pas kësaj periudhe nuk pati ndryshim rezultati.
Penalltitë, për Shkëndijen shënuan Stojanovski, Cake; dështoi Dita, Doriev e Hasani dhe për AIK realizuan Hussein, Stefanelli, Bjornstrom, dështuan S. Larsson e Ring.
AIK kualifkohet në play-off të Conference League.