Xavi merr vendimin për futbollistin e Barcelonës!
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka vënë veton e tij në klub në lidhje me shitjen e mundshme të Pierr-Emerik Obamejang te Çelsi.
Reagimi i Xavit ka ardhur pas lajmeve se Çelsi është në bisedime me sulmuesin.
Sipas “MD”, trajneri i katalanasve ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se nuk dëshiron në asnjë mënyrë që Obamejangu të largohet nga “Camp Nou”. Për të, sulmuesi nga Gaboni është shumë i rëndësishëm.