Emmanuel Dennis është zyrtarisht lojtari më i ri i Nottingham Forest!
Ish-sulmuesi i Genk, Koln dhe Zorya rikthehet kështu në Premier League pas sezonit të kaluar me Watford, skuadër që nuk mbijetoi në edicionin e shkuar.
24-vjeçari realizoi 10 gola në 33 ndeshje në debutimin e tij në “ishull”, ndërsa sulmuesi i kushtoi skuadrës së Nottingham plot 17 milionë euro (plus bonuse).
“The Reds” e nisën sezonin me humbje në transfertën e Newcastle, ndërsa Dennis pritet të jetë gati ndaj West Ham në fundjavë, pasi nigeriani ka nisur prej dy javësh këtë sezon me Watford në Championship.