Kika e Hogoshtit ka ambicie të mëdha në edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.
Ky ekip vazhdon me përforcime, duke angazhuar futbollistin Basri Kastrati.
“Basri Kastrati i bashkohet KF Kikës.
KF Kika njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Basri Kastrati që t’i bashkohet klubit tonë për sezonin 2022/2023.
Drejtori sportiv Mustafë Vranja dhe sekretari i klubit Lirigzon Myrtaj kanë prezantuar Basri Kastratin i cili vije nga Hogoshti.
Kastrati në sezonin e kaluar është paraqitur për Besën e Shipashnicës nga Kamenica duke bërë paraqitje të mira”, njofton KF Kika.