Borussia Dortmund e ka mposhtur ekipin e Freiburgut.
3:1 fitoi ekipi i Dortmundit ndaj Freiburgut.
BVB fillimisht ishin në disavantazh, pasi të parët në këtë takim shënuan vendasit.
Në minutën e 35` ishte Gregoritsch që shënoi për Freiburgun.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 për ekipi vendas.
Por, pjesa e dytë më e mirë ishte për mysafirët, pasi shënuan tri herë.
Gittens barazoi në të 77`, pas shtatë minutash Moukoko i dha epërsinë Dortmundit.
Për rezultatin final 1:3 u përkujdes Wolf që shënoi në minutën e 88`.
Kështu Borussia Dortmund merr fitoren e dytë në sezonin e ri të Bundesligës, ndërsa Freiburg humbjen e parë, pasi në javën e kaluar kishte fituar (4:0) ndaj Augsburgut.