Napoli është çështje zemre përveçse titujsh, ndërsa me Milanon ka lidhje me trofetë. Për këto shkaqe, vështrimi i Rafa Benitezit drejtohet në mënyrë të vëmendshme e metodike nga Seria A.
E pashmangshme fundja sepse futbolli italian gëzon ende joshje, aq sa spanjolli nuk humb një ndeshje të kampionatit të Italisë nga shtëpia e tij në Liverpul.
Benitez, na bëni një panoramikë mbi startin e Serisë A?
"Interi dhe Juvja në dy vendet e para, por Milani meriton respekt sepse është kampion në fuqi. Do të isha veçanërisht i lumtur nëse në katër të parat përfshihet edhe Napoli.
Shpresoj shumë që ecuria e skuadrës të mos ndikohet nga largimet e rëndësishme që i kanë ndodhur gjatë merkatos së kësaj vere", tha Benitez.