Talenti 21-vjeçar, Shkëlqim Vladi, është padyshim futbollisti më në formë në ligën e dytë të Zvicrës.
Në pesë javët e para të kampionatit ai ka arritur ta gjejë 6 herë rrugën e rrjetës, duke u shndërruar në një lider absolut te skuadra e Aaraut.
Shqiptari i lindur në Zvicër, është një produkt i akademisë të Young Boys Bern, teksa në duelin e sotëm ndaj Bellizonës, i mahniti të gjithë me het-trikun e shënuar në triumfin 0-4 që skuadra e tij arriti në kampionat.
Vladi arriti të shënonte tre golat e para në minutat 26, 61 dhe 74.
Me këto ritme të frikshme, e ardhmja e 21-vjeçarit pritet të jetë tepër e ndritur.