Kampioni anglez, Manchester City, e vazhdon fushatën për ta mbrojtur titullin anglez, ku me fillim nga ora 16:00 zhvillon ndeshje si vendas kundër skuadrës së sapo promovuar, Bournemouthit.
Ndeshja e sotme është e vlefshme për xhiron e dytë të sezonit të ri të Premier Ligës, ku në xhiron e parë, të dy skuadrat regjistruan pikët e plota.
Bournemouthi e mposhti si vendas me rezultat solid 2:0 Aston Villan, ku me rezultat të njëjtë fitore shënoi edhe City si mysafirë kundër West Ham United.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë mungesa të lojtarëve, ku te City nuk do të paraqiten Laporte dhe Mendy, kurse te Bournemouth mungojnë Brooks, Fredericks dhe Rothwell.
Tanimë, të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Manchester City
🔵 𝗧𝗘𝗔𝗠 𝗡𝗘𝗪𝗦 🔵
— Manchester City (@ManCity) August 13, 2022
XI | Ederson, Walker, Dias, Ake, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne, Gundogan (C), Mahrez, Haaland, Foden
SUBS | Ortega Moreno, Stones, Grealish, Alvarez, Bernardo, Delap, Mbete, Lewis, Wilson-Esbrand#ManCity | @HaysWorldwide pic.twitter.com/JnuQrNqo9B
Bournemouth
📝 𝗧𝗘𝗔𝗠 𝗡𝗘𝗪𝗦 📝
— AFC Bournemouth 🍒 (@afcbournemouth) August 13, 2022
🔺 Three changes at City
🔺 Cook starts in midfield
🔺 Solanke and Zemura miss out
Our line up for #MCIBOU 👊👊 pic.twitter.com/XckRvDrVfE