Siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, gjiganti italian Juventus është shumë afër që të përforcojë skuadrën me një sulmues.
Bëhet fjalë për yllin e Barcelonës, Memphis Depay, i cili është në bisedime të vazhdueshme me krerët e “Zonjës së Vjetër”.
Juventusi do t'i dërgojë propozim zyrtar Memphis Depay në ditët në vijim, pasi marrëveshja verbale është shumë afër të arrihet për kohëzgjatjen e kontratës dhe çështjen e pagës.
Memphis do të shkëputë kontratën e tij me Barçën vetëm pasi marrëveshja me Juventusin të jetë e përfunduar dhe e vulosur.