Esat Mala është lojtari më i ri i Vllaznisë. Klubi shkodran ka zyrtarizuar afrimin e ish-lojtarit të Partizanit nëpërmjet një komunikatë në faqen zyrtare.
23-vjeçari dardan ka ditë që i është bashkuar skuadrës së Mirel Josës në stërvitje, ndërkohë që ka firmosur deri në vitin 2024 me kuqeblutë.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton zyrtarizimin e akordit të arritur me lojtarin Esat Mala i cili do të jetë pjesë e Vllaznisë në dy sezonet e ardhshme. Mirë se erdhe Esat Mala!”, shkruan Vllaznia.
Mala, i cili shënoi një gol në 12 ndeshje me Shqipërinë U21, u shpall kampion me Partizanin në vitin 2019, ndërkohë që shpreson të fitojë titullin edhe në Shkodër.