Premier League është kthyer me javën e dytë të sezonit 2022/23.
Një nga ndeshjet kryesore është ajo që po luhet në Etihad mes Manchester Ci ty dhe Bournemouth.
Një ndeshje që pritet më shumë kureshti për shkak të Erling Haaland, i cili debutoi në kampionatin anglez me një dygolësh kundër West Ham në javën e parë.
Norvegjezi ka qenë protagonist edhe në javën e dy të, në pjesën e parë kundër Bournemouth, duke dhënë asistin për golin e Gundogan në minutën e 18-të.
Ish-ylli i Borussia Dortmund mund të kishte koleksionuar edhe një gol në minutën e 10-të të ndeshjes nëse Phil Foden nuk do të ishte treguar egoist para portës.