Megjithëse është një pistë shumë e vështirë, Partizani vazhdon ende të jetë në garë për Gurin.
Qendërsulmuesi nga Shkodra ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës në sezonin e fundit, me tetovarët, që kanë në dorë opsionin e rinovimit edhe për një sezon tjetër me 28-vjeçarin.
Për momentin, nga Maqedonia e Veriut nuk vjen asnjë sinjal i qartë mbi vendimin e Shkëndijës, por lëvizjet e fundit japin indicie për një largim të mundshëm të sulmuesit.
Partizani është një opsion mjaft i pëlqyer nga Guri, por pagat tunduese që i ofrohen nga ekipe nga Rumania dhe Boluspori në Turqi janë të paarritshme nga “demat”. Gjithsesi, duhet të themi se nga dita në ditë, situatat ndryshojnë.