Futbollisti shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, u paraqit nga minuta e parë Augsburg-un, duke kontribuar në tre pikë të mëdha që importuan nga stadiumi “BayArena” në Leverkusen.
Bayer si vendas tronditet nga Augsburg-u, duke pësuar humbje (1:2), në ndeshjen e javës së dytë në Bundesliga I.
Rexhbeçaj u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 75-të dhe zëvendësohet në fund.
Për Augburgun shënoi Jensen (15’) e Hahn (82’) dhe për Bayer-in Aranguiz (43’).
Augsburg shënon fitoren e parë dhe renditet në vend të 9-të me 3 pikë dhe Bayer është në të 17-tin me 0 pikë.