Trepça ’89 e Mitrovica, me kryetrajner Shpëtim Idrizin, startuan me barazim (2:2) në duel me Dritën e Gjilanit.
Mitrovicasit pas një viti u rikthyen në elitën, skuadër që iu mohua fitorja në pjesën e dytë dhe nuk i gëzuan me tre pikë mbi 2 mijë shikues në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Trepça ‘89 barazon me rezultat 2:2 me Dritën.
Në pjesën e parë u shënuan dy gola brenda tre minutave nga futbollisti Mba (36’ e 38’), duke avancuar me 2:0 Trepça ’89.
Në minutën e 73-të, Drilon Islami godet nga distanca dhe rezultatin (2:1).
Në minutën e 85-të, pasi i shikua VAR, u akordua penallti për Dritën, ndërsa Ardit Tahiri e konkretizon në gol, 2:2.
Në hapje të elitës së futbollit të Kosovës, i ndanë pikët.