Bournemouth pësoi debakël në "Etihad" me rezultat 4:0 nga kampioni Manchester City.
Vendasit nuk kursyen mysafirët, duke e mbushur portën e tyre.
Gjithçka ishte e qartë në 45 minuta e parë kur avancuan me 3:0 me golat e Gundokan (19'), De Bruyne (31') e Foden (37').
Në pjesën e dytë, Lerma në minutën e 79-të shënon autogol për 4:0.
Pas javës së dytë në Premier League Manchester City kryeson me 6 pikë dhe Bournemouth është i nënti me 3 sosh.